Eurovizioni i cunguar, 3 vende do bojkotojnë festivalin, shkak prania e Izraelit

Tre vende evropiane kanë vendosur të bojkotojnë festivalin evropian të muzikës së lehtë Eurovision 2026. Vendimi vjen pasi Unioni Evropian i Transmetimeve nuk pranoi ultimatumin e tyre për përjashtimin e Izraelit.

Burimi: The Indipendent

04.12.2025. 19:55

Eurovizioni i cunguar, 3 vende do bojkotojnë festivalin, shkak prania e Izraelit

Festivali europian i muzikës Eurovision këtë vit pritet të jetë i cunguar pasi disa vende kanë vendosur që të mos marrin pjesë për shkak të pranisë së Izraelit në këtë kompeticion.

Sipas të dhënave, organi që drejton Eurovisionin u takua në Gjenevë të Zvicrës dhe vendosi që Izraeli të jetë në garën e këtij viti dhe për këtë arsye Irlanda , Spanja dhe Holanda njoftuan se do ta bojkotojnë konkursin e këngës.

Anëtarët e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) vendosën të enjten të mos thërrasin votim për pjesëmarrjen, duke i hapur rrugën Izraelit për të marrë pjesë.

“Kjo do të thotë që të gjithë anëtarët e EBU-së që dëshirojnë të marrin pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 dhe bien dakord të zbatojnë rregullat e reja janë të kualifikuar për të marrë pjesë”, tha EBU.

I menjëhershëm që dhe reagimi i RTE në Irlandë, e cila njoftoi se në bazë të zhvillimeve të fundit, RTE nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026 dhe as nuk do ta transmetojë atë.

Konkursi i vitit 2026 do të mbahet në Vjenë, pasi artisti austriak JJ fitoi eventin e vitit 2025 me këngën e tij “Wasted Love”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)