Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, duke e ngarkuar atë me veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë dhe të ardhurave.
Sipas njoftimit zyrtar, Ahmeti dyshohet se gjatë periudhës 2018–2022, kur ishte në detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, ka paraqitur deklarime të pasakta të pasurisë, duke mos përfshirë depozitime në “cash” të kryera personalisht.
Prokuroria thekson se vlera totale e mjeteve financiare të padeklaruara arrin në 172 mijë e 600 euro.
Lënda është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ku pritet të shqyrtohet aktakuza dhe të vendoset për vazhdimin e procedurës gjyqësore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)