Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka procesuar deri në këto momente 99.34 për qind të votave. Në përditësimin më të fundit, KQZ përditësoi të dhënat mbi rezultatet e zgjedhjeve të parakohëshme, që u mbajtën këtë të diel.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson pasi ka marrë mbi 430 mijë vota, e thënë ndryshe 49,29 për qind. Në vendin e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës, me 21 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,58 për qind.
Shumë më të shkëputura janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista serbe dhe Nisma Socialdemokrate. Më poshtë tabela e përditësuar:
Foto: KQZ Kosovë
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)