Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi homologun e tij, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e parakohëshme të Kosovës. Pas dështimit të qeverisë në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit të kaluar, votuesit konfirmuan besimin te Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë mënyrë Albin Kurti rizgjidhet në postin e kryeministrit. “Është një fitore domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruhej në mesazhin e Edi Ramës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)