Reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në disa qytete të Kosovës, duke dëmtuar prona, infrastrukturë dhe duke detyruar evakuimin e disa banorëve.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se mësimi do të rifillojë të hënën, më 12 janar, ndërkohë dy komuna kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Komunat më të prekura janë Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji dhe Gjakova.
Lumenjtë Ibri, Sitnica, Lepenci dhe Morava e Binçës kanë pësuar ngritje të nivelit të ujit, duke shkaktuar edhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë.
Autoritetet, përfshirë FSK-në, po vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në zonat e prekura, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe përdorimin e ujit të pambrojtur. Presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje për vigjilencë dhe falënderoi institucionet për reagimin ndaj emergjencës.
Shkaktarët e përmbytjeve përfshijnë edhe nxjerrjet e paligjshme të zhavorrit nga shtretërit e lumenjve, të cilat po përkeqësojnë situatën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)