Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale uroi qytetarët e komunitetit serb për festën e Krishtlindjes, e cila kremtohet sipas kalendarit julian.
Kurti shprehet se dëshiron që kjo ditë e shenjtë të sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.
“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.
Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, shkruan Kurti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)