Shqipëria dhe Kosova janë një komb. Për të gjithë liderët botërorë që ende nuk e kanë të qartë, këtë nocion e përforcoi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Ai foli rreth raporteve të Kosovës me Shqipërinë, që pavarësisht se funksionojnë si dy shtete të ndryshme, ndajnë të njëjtin identitet. Kurti preku është çështjen e Serbisë, duke shuar ëndrrat për një kthim të mundshëm në Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ndihen si një komb i vetëm. Kemi dy shtete dhe dy pasaporta, por jo dy kombe të ndryshme. Tre nga katër vende fqinje na njohin si Republikë. Vetëm Serbia nuk na njeh dhe duket se nuk ka për ta bërë së shpejti, edhe pse e kanë kuptuar më mirë se asnjëherë që jemi shtet tjetër. Duhet të ndodhë që të shuhet ëndrra e tyre për kthim. Kontribuuesi i destabilitetit në rajon përmes tyre është Federata ruse. Këta nuk dëshirojnë fqinjë, por është e pamundur të mos kesh”, tha ai.
Kurti u ndal edhe te krahasimet që janë bërë mes situatës së Kosovës dhe asaj të Moldavisë, veçanërisht në kontekstin e ndikimit rus. Por, sipas tij këto krahasime nuk pasqyrojnë realitetin në terren. “Krahasimi me Moldavinë nuk qëndron për Kosovën. Këtu nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç është rasti me Transnistrinë atje. Në Kosovë mund të ketë pasur diçka të ngjashme në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston më”, u shpreh Kurti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)