Kosova dhe Bahamasi i heqin vizat njëra-tjetrës

Presidenca e Kosovës bën me dije se qytetarët e Kosovës dhe të Bahamasit mund të udhëtojnë pa viza mes dy vendeve.

21.01.2026. 08:17

Kosova dhe Bahamasi i heqin vizat njëra-tjetrës

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Bahamasit do të mund të udhëtojnë pa viza mes dy vendeve.

Ky është lajmi i fundit që u bë me dije nga Presidenca e Kosovës e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se ky vendim dëshmon përkushtimin e dy vendeve për të forcuar lidhjet mes tyre.

“Ky hap i afron edhe më shumë qytetarët tanë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Heqja e vizave vjen vetëm një muaj pasi Bahamasi njohu pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 121-të në botë që merr këtë vendim.

Presidenca sqaroi se kjo marrëveshje ishte parashikuar që në dhjetor, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Philip Davis, nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Me këtë marrëveshje, Bahamasi bëhen vendi i 53-të në botë ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)