Kosova ka marrë zyrtarisht një ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një organizëm i ri i prezantuar pak ditë më parë nga presidentit Donald Trump.
Lajmi është ndarë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetet sociale, e cila shprehet se është e nderuar që do të jetë krah SHBA në misionin për një botë më të sigurt.
Osmani shton se Kosova do të vijojë të jetë një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati”, shkruan Osmani.
Foto: Facebook/Vjosa Osmani
Pak ditë më parë, të njëjtën ftesë e ka marrë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më pas shtoi se ajo do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.
Bordi i Paqes është një strukturë e formuar nën iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila synon të luajë një rol në administrimin kalimtar, rindërtimin dhe stabilizimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të gjatë atje.
Bordi përfshin udhëheqës nga disa vende të rëndësishme botërore dhe figura me ndikim ndërkombëtar, me Presidentin Trump si kryetar.
Emra të përmendur si pjesë e bordit përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ish-Kryeministrin britanik Tony Blair, Jared Kushner por dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Policia e Kosovës ka arrestuar 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre. Për ngjarjen reagoi dhe kryekomunari Rama.
Policia e Kosovës po punon për identifikimin e disa personave që shfaqen në një video duke djegur librin e Kuranit. Për ngjarjen ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Ish-lideri i entitetit serb në Bosnje, Republika Srpska, Milorad Dodik, ka marrë një ftesë për të qenë pjesëmarrës në Mëngjesin e Lutjes të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.
Komente (0)