Një krim i rëndë në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë nënën e tij me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:06 në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima rreth 60 vjeç, ka marrë disa plagë të rënda në kokë, teksa autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij krimi.
"Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës", shkruhet në komunikatën e policisë për këtë krim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)