Vjosa Osmani firmos themelimin e Bordit të Paqes, ndan dhe një bisedë me Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhej në tryezën e liderëve në Davos, ku përveç firmës për themelimin e Bordit të Paqes pati edhe një diskutim “kokë më kokë” me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Një nga liderët që ka firmosur themelimin e Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pasi mori ftesë nga Donald Trump për ta bërë Kosovën pjesë të kësaj nisme, ajo u pa në tryezën e liderëve, ku pati edhe një diskutim “kokë më kokë” me shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë bisedë të shkurtër mes tyre e pasoi një shtrëngim duarsh dhe më pas firma e Vjosa Osmanit në dokumentin e përgatitur nga administrata Trump dhe nismëtarët e ngritjes së Bordit të Paqes.
Është zyrtarizuar në Davos, “Bordi i Paqes”, organizmi i ri i propozuar nga presidenti Trump. Në ceremoninë e firmosjes ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Partia Demokratike do të jetë pjesë e seancës së Kuvendit ku do të miratohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazës, organizëm ky i ngritur nga presidenti Trump.
Ditën e djeshme, Osmani u pyet nga mediat në Kosovë nëse Prishtina zyrtare do të ketë detyrime financiare për përfshirjen e saj në Bordin e Paqes, pro ajo sqaroi se kjo çështje nuk është cekur në dokumentacionin që ia ka dërguar Uashingtoni.
“Një gjë e tillë nuk është përmendur në dokumentacionin që është na dërguar. Ju e keni parë ftesën, por edhe në dokumentacionin përcjellës nuk përmendet çështja e ndonjë pagese. I lihet shteteve që këtë gjë ta bëjnë në mënyrë vullnetare”, tha Osmani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)