Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se do të kandidojë për të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti shkruan se do të kërkojë besimin e delegatëve të partisë në Kuvendin që LDK ka parashikuar të mbajë më 31 janar.
Mes të tjerash, Hoti, shkruan se ka ardhur koha që kjo forcë politike të rikthehet në pushtet.
Kryetari aktual i LDK, Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e partisë, pasi më herët kishte ofruar dorëheqjen.
Avdullah Hoti është pjesë e LDK-së nga viti 2006 dhe përveç si kryeministër, në të shkuarën ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave i Kosovës.
“Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon”, shkruan mes të tjerash Hoti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)