Osmani për BBC: Hap historik Kosova në Bordin e Paqes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për BBC lidhur me nënshkrimin në Davos të anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes për Gazën.

25.01.2026. 17:20

Osmani për BBC: Hap historik Kosova në Bordin e Paqes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për BBC lidhur me nënshkrimin në Davos të anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes për Gazën.

Sipas Osmanit ky është një hap historik dhe se paqja arrihet përmes veprimit. Ajo kujton Kosovën e 26 viteve më parë, kur shteti më i ri i Ballkanit po përjetonte një luftë. 

“Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë”, theksoi ajo.

Sipas saj është e nevojshme një organizatë të fuqishme ndërkombëtare që merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Ajo shtoi se OKB-ja do të përfshihej në ruajtjen e paqes që sipas saj e bën më së miri në Kosovë për më shumë se dhjetë vjet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)