Operacion në veri të Kosovës, zbulohen armë dhe municione

Municion dhe granata dore janë sekuestruar këtë të dielë në Zveçan, në veri të Kosovës.

25.01.2026. 18:20

Operacion në veri të Kosovës, zbulohen armë dhe municione

Municion dhe granata dore janë sekuestruar këtë të dielë në Zveçan, në veri të Kosovës. 

Sipas policisë armatimi është gjetur në nëj shtpëi të braktisur, ndërsa një person i ka informuar lidhur me rasti ku më pas u krye operacioni. 

“Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: · 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike”, thuhet në njoftim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)