Policia e Kosovës ka vënë në pranga 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrë dhe marrje rryshfeti.
Aksioni u drejtua nga Prokuroria e Prishtinës, e cila bën me dije se një nga zyrtarët u kap në kushtet e flagrancës teksa merrte rryshfet.
“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘marrje e ryshfetit’ sipas nenit 421 të Kodit Penal, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”, shkruhej në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkohë për ngjarjen reagoi dhe kreu i Komunës, Përparim Rama i cili shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet për këtë rast.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)