Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 6 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi këtë të mërkurë që ta shpallë të pavlefshme zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët komunitetit serb në legjislaturën e kaluar.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi këtë të mërkurë që ta shpallë të pavlefshme zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët komunitetit serb në legjislaturën e kaluar. Sipas togave të zeza zgjedhja e Rashiq nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Sipas vendimit, Rashiq është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, por ky vendim i kuvendit nuk ka efekt prapaveprues.
Kujtojmë se zgjedhja e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ishte kontestuar dhe më pas dërguar në Kushtetuese nga Lista Serbe.
Sakaq, me vendimin e marrë sot, rrjedhimisht, Nenad Rashiq nuk mund të jetë nënkryetar as në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, pasi vendimi i Kushtetueses përcakton qartë se këtë pozitë duhet ta ushtrojë një deputet nga Lista Serbe, partia me numrin më të madh të përfaqësuesve në Kuvend nga radhët e komunitetit serb.
Ky vendim po ashtu nënkupton se nëse Vetëvendosje nuk e voton nënkryetarin e propozuar nga Lista Serbe gjatë procesit të konsistuimit të Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, atëherë ai nuk formohet dhe rrjedhimisht nuk mund të zgjidhet as Presidenti i Republikës, e Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje në prill.
Njoftim për vendim:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.
Aktgjykimi fillimisht sqaron se parashtruesit e kërkesës kontestuan “procesverbalet nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, për të cilat pretenduan se janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, pikën 1 të paragrafit 6 të nenit 12 [Zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit] të Rregullores së Kuvendit, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës, përfshirë Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO265/25. Përveç kësaj, parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme.
Në këtë kontekst, Gjykata theksoi se pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj në rastin KO265/25, më 10 tetor 2025, vazhdoi Seanca Konstitutive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të fundit të Kuvendit, gjegjësisht nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb. Kryetari i zgjedhur i Kuvendit ftoi përfaqësuesin e shumicës së deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb që të propozojë me shkrim dhe verbalisht kandidatin apo kandidaten për nënkryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ky i fundit propozoi deputetin Slavko Simic. Duke qenë se votimi dështoi për 3 (tri) herë radhazi për kandidatin e propozuar, për shkak se i njëjti nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, procedura e propozimit dhe votimit për nga 3 (tri) herë u përsërit edhe për 8 (tetë) prej deputetëve tjerë të propozuar nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, votime këto të cilat dështuan në secilin rast. Në të njëjtën ditë, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit kërkoi nga përfaqësuesi i shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb që të propozojë deputetin e radhës të pakandiduar deri në atë moment nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, respektivisht, deputetin Nenad Rašic. Megjithatë, si rezultat i refuzimit për të propozuar të njëjtin nga radha e shumicës së deputetëve të komunitetit Serb, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vlerësoi se deputetët e këtij komuniteti po “refuzojnë” që të propozojnë kandidatin e pakandiduar deri në ato momente, prandaj vazhdoi me procedurën e shortit të përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, me ç’rast, konstatoi se ka mbetur vetëm një kandidat pa u votuar 3 (tri) herë radhazi dhe hodhi në votim emrin e tij. Deputeti Nenad Rašic mori 71 (shtatëdhjetë e një) vota për, 9 (nëntë) kundër dhe 24 (njëzet e katër) abstenime. Me këtë rast, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit konstatoi se ishte zgjedhur edhe nënkryetari i fundit i Kuvendit, përkatësisht nënkryetari nga komuniteti Serb, dhe e përmbylli Seancën Konstituive të Kuvendit, e cila kishte filluar më 15 prill 2025.
Në meritat e kërkesës, Gjykata konstatoi se objekt i vlerësimit në këtë rast, është çështja nëse procedura për zgjedhjen e deputetit Nenad Rašic si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nëpërmjet Vendimit [Nr.09-V-071] të Kuvendit të 10 tetorit 2025, është në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit.
Duke iu referuar parimeve të përgjithshme që burojnë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, të cilat janë të përcaktuara në praktikën gjyqësore të Gjykatës, e që janë relevante në rrethanat e rastit konkret, rezulton se: (i) Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe 5 (pesë) nënkryetarë, të cilët formojnë Kryesinë e Kuvendit; (ii) 3 (tre) nënkryetarë propozohen nga 3 (tri) grupet më të mëdha parlamentare; ndërsa 2 (dy) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend, përkatësisht komunitetin Serb dhe komunitet tjera që nuk janë shumicë; si dhe (iii) në mënyrë që të zgjedhën kandidatët për Kryetar/e dhe nënkryetarë, kërkohen votat e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota.
Në kontekst të procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e deputetëve që nuk janë shumicë, Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur sipas nënparagrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse. Aktgjykimi thekson se, ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë edhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, ngase është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit. Njëkohësisht, është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.
Aktgjykimi më tutje sqaron se mekanizmat e debllokimit, përfshirë (i) që votimi për kandidatin/en e njëjtë mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për të njëjtin kandidat; dhe (ii) procedura e shortit, duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh edhe afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë, në mënyrë që organi legjislativ të bëhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, sikurse përcaktohet me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës.
Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë këmbimi valuator në Pejë. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
19:46 31 min më parë28.01.2026.
Autori
15 kryesues komisionesh zgjedhore do të mbahen të ndaluar për 48 orë pas rinumërimit të votave që gjetën parregullsi të mëdha në votat për kandidatët për deputetë dhe në Malishevë. Ata akuzohen për falsifikim të rezultatit zgjedhor.
19:29 14 min më parë28.01.2026.
AutoriSkena si në filma janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Podujevës, ku një i ri ka përdorur armë zjarri të llojit kallashnikov, për të shtënë në ajër gjatë një incidenti.
18:55 19 min më parë28.01.2026.
Autori
Policia e Kosovës ka arrestuar 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre. Për ngjarjen reagoi dhe kryekomunari Rama.
21:00 22 h më parë27.01.2026.
Autori
Policia e Kosovës po punon për identifikimin e disa personave që shfaqen në një video duke djegur librin e Kuranit. Për ngjarjen ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
20:43 22 h më parë27.01.2026.
Autori
Është vënë në pranga pronari dhe dy drejtues të fabrikës së biskotave në Greqi, ku një ditë më parë 5 punonjëse humbën jetën nga një shpërthim.
20:28 22 h më parë27.01.2026.
Autori
4 persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një tubacioni uji, gjatë punimeve infrastrukturore në Selanik.
23:00 1 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ish-lideri i entitetit serb në Bosnje, Republika Srpska, Milorad Dodik, ka marrë një ftesë për të qenë pjesëmarrës në Mëngjesin e Lutjes të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
18:12 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.
10:05 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Komente (0)