Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 6 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Skena si në filma janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Podujevës, ku një i ri ka përdorur armë zjarri të llojit kallashnikov, për të shtënë në ajër gjatë një incidenti.
Qyteti i Podujevës në Kosovë u trondit mesditën e kësaj të mërkure, pas përdorimit të armës së zjarrit në një nga rrugët me frekuentim të lartë, “Zahir Pajaziti”.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit një i ri duket të ketë qenë protagonist i ngjarjes. Ai shihet me kallashin në dorë duke lëvizur lirisht në qytet dhe sipas policisë ka përdorur armën për të shtënë në ajër, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
E gjithë skena është raportuar se ka ndodhur rreth orës 13:30, sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti për mediat.
Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
Ndërkohë, në një video të publikuar nga media Kosovare Kallxo, autori shihet teksa tenton të largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka shtënë në ajër me kalash. Gjatë tentativës për t’u arratisur i dyshuari rrëzohet në asfalt.
Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.
Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë këmbimi valuator në Pejë. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
19:46 15 min më parë28.01.2026.
Autori
15 kryesues komisionesh zgjedhore do të mbahen të ndaluar për 48 orë pas rinumërimit të votave që gjetën parregullsi të mëdha në votat për kandidatët për deputetë dhe në Malishevë. Ata akuzohen për falsifikim të rezultatit zgjedhor.
19:29 1 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi këtë të mërkurë që ta shpallë të pavlefshme zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët komunitetit serb në legjislaturën e kaluar.
17:43 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Policia e Kosovës ka arrestuar 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre. Për ngjarjen reagoi dhe kryekomunari Rama.
21:00 22 h më parë27.01.2026.
Autori
Policia e Kosovës po punon për identifikimin e disa personave që shfaqen në një video duke djegur librin e Kuranit. Për ngjarjen ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
20:43 22 h më parë27.01.2026.
Autori
Është vënë në pranga pronari dhe dy drejtues të fabrikës së biskotave në Greqi, ku një ditë më parë 5 punonjëse humbën jetën nga një shpërthim.
20:28 23 h më parë27.01.2026.
Autori
4 persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një tubacioni uji, gjatë punimeve infrastrukturore në Selanik.
23:00 1 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ish-lideri i entitetit serb në Bosnje, Republika Srpska, Milorad Dodik, ka marrë një ftesë për të qenë pjesëmarrës në Mëngjesin e Lutjes të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
18:12 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.
10:05 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Komente (0)