Moti i ftohtë dhe reshjet e borës nuk e ndalën paradën ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë, në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në sheshin kryesor të Prishtinës festimet vijuan sipas planit, me parakalimin e ushtarëve, efektivëve dhe mjeteve të FSK-së, ndërsa mijëra qytetarët ndoqën nga afër aktivitetet zyrtare.
Në ceremoni ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u pa nën një ombrellë me homologen Vjosa Osmani, duke përçuar një mesazh të fortë vëllazërie.
Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbajtën fjalime para nisjes së paradës, duke përcjellë mesazhe për unitet, drejtësi dhe forcim të shtetit. Në fjalën e saj, Presidentja theksoi se sakrifica për liri është themeli i shtetit të Kosovës dhe shprehu mbështetje për protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Një histori e shkruar me gjak nuk mund të fshihet e shtrembërohet”, deklaroi Osmani.
Foto: Newsmax Balkans
Ajo shtoi se qytetarët kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje të së vërtetës historike, duke ju referuar procesit gjyqësor në Hagë.
“Si presidente e Republikës së Kosovës, i jap mbështetje të fuqishme këtij marshi sepse qytetarët tanë nuk kërkojnë asgjë tjetër veç drejtësisë. Qytetarët tanë e dinë mirë se mbrojtja e luftës sonë çlirimtare është mbrojtje e vetë shtetit të Kosovës, sepse e dinë mirë se UÇK-ja është betimi i përgjakur i popullit tonë nga i cili nuk do të heqim dorë asnjëherë.”
Presidentja nënvizoi gjithashtu ambicien strategjike të vendit për anëtarësim në NATO, duke deklaruar se djemtë dhe vajzat e FSK-së janë gati për të qenë pjesë e Aleancës.
“Kosova është gati për NATO. Vajzat dhe djemtë tanë me uniformë janë dëshmi se ky shtet ka bij dhe bija të gatshëm t’i shërbejnë atdheut me nder, me përkushtim dhe të kontribuojnë për paqen globale”, tha Osmani, duke shtuar se Republika 18-vjeçare është më e fortë dhe më e përgatitur se kurrë më parë.
Foto: Newsmax Balkans
Ndërkohë, kryeministri Kurti bëri një bilanc të investimeve në mbrojtje gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e buxhetit për ushtrinë, shtimin e numrit të ushtarëve dhe investimet në armatim e infrastrukturë.
“Kosova e vitit 2026 është një shtet më i fortë dhe i sigurt se kurdo më parë gjatë 18 viteve pavarësi. Në vitet e fundit shpenzimet për ushtri janë shumëfishuar, numri i ushtarëve të FSK-së është dyfishuar. Investimi për blerje të pajisjeve është mbi 450 milionë euro”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se FSK po zhvillohet si një ushtri profesionale dhe e ndërveprueshme me aleatët ndërkombëtarë, duke përmendur forcimin e partneriteteve me SHBA-të dhe NATO-n, si dhe bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë dhe Kroacinë.
Foto: Newsmax Balkans
Duke iu referuar proceseve gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Kurti tha se në një ditë feste nuk mund të injorohen padrejtësitë. “Në këtë ditë feste, nuk i mbyllim sytë para padrejtësive. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar, çlirimtare dhe antikoloniale”, u shpreh ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)