Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij përfundimtare në Hagë, i bëri thirrje trupit gjykues të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë, duke deklaruar se ndaj tij nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm.
Nga salla e gjyqit, Veseli theksoi se përgjatë gjithë veprimtarisë së tij nuk ka kryer asnjë krim, siç pretendohet nga Prokuroria Speciale.
“Gjykata me çdo kusht duhet të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. Kjo nuk është vetëm një detyrë ligjore, është kontributi i madh dhe trashëgimi që do mbetet prej kësaj gjykate. Ky është dhe shkaku pse iu bashkove mijëra grave dhe burrave, që u rreshtuan në radhët e UCK për lirinë e Kosovës. Kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe që bota la njoh të vërtetën për kombin tonë. Në momentet më të errëta nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërteta, liria do të triumfonin. Kam besuar se populli i Kosovës, si çdo popull tjetër në botë, kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe me dinjitet. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë. As paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim. Një kauzë e drejtë nuk mund të mbrohet me mjete të padrejta”, u shpreh ai.
Ai shtoi se pas dekadash hetimesh nuk është paraqitur asnjë provë kundër tij. “Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo është fakt. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim”, deklaroi Veseli, duke nënvizuar se “ndërgjegjja ime është e pastër, historia ime është transparente”.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli i tij po përballeshin me shfarosje nga regjimi serb, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç. Ai i cilësoi akuzat e ZPS-së një fyerje për dëshmorët dhe viktimat e luftës.
Në Hagë sot bëhet deklarata përmbyllëse e katër ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në seancën përmbyllëse. Secili prej tyre do të ketë nga 20 minuta kohë për të folur.
Në fjalën e tij, Veseli foli edhe për angazhimin në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar atë si një detyrim moral në rrethana të vështira për popullin e Kosovës.
“Nuk mund të qëndroja indiferent ndaj vuajtjeve të popullit tim. Kam besuar se populli i Kosovës, si çdo popull tjetër në botë, kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe me dinjitet”, tha ai.
Duke iu referuar ngjarjeve të viteve ’90, përfshirë heqjen e autonomisë së Kosovës dhe represionin ndaj shqiptarëve, Veseli theksoi se përfshirja e tij në luftë “nuk lindi nga dëshira për konflikt”, por si reagim ndaj zhvillimeve të kohës.
Në përmbyllje, ai theksoi se paqja dhe drejtësia duhet të ecin së bashku.
“E vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Besimi im tek e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur dhe dua të besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbizotërojë vetëm e vërteta, paanësia dhe ligji. Unë e di kush jam. E di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë njerëzore dhe ligjore. Ndërgjegjja ime është e pastër. Besimi im tek e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur dhe dua të besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbisundojë vetëm e vërtetat, paanësia, drejtësia edhe ligji”, përfundoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)