Këtë të martë Dogana e Kosovës bën të ditur se në një mjet në pikën kufitare të Merdarës, u gjetën 1 milionë euro të padeklaruara.
Mësohet se personi që drejtonte mjetin është efektiv policie në komisariatin nr. 5 të Tiranës, Aurel Kazia.
Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.
Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)