Papa Leo viziton Xhaminë Blu në Stamboll, por nuk lutet
Papa Leo XIV vizitoi Xhaminë Blu në Stamboll pa kryer lutje, duke e zhvendosur fokusin nga simbolika fetare te përpjekjet për afrimin historik mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse.
Papa Leo XIV vizitoi të shtunën Xhaminë Blu në Stamboll, por ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk u ndal për lutje. Ai hoqi këpucët dhe përshkoi me qetësi xhaminë e shekullit XVII, ndërsa imami Asgin Tunca e ftoi ta kryente një lutje në “shtëpinë e Allahut”, ftesë që papa e refuzoi. Vatikani sqaroi se ai e përjetoi vizitën “në heshtje dhe respekti për besimin mysliman”.
Vendimi i papritur solli reagime, pasi vizitat e Benediktit XVI dhe Françeskut ishin shoqëruar me lutje. Megjithatë, fokusin kryesor Leo e kishte te marrëdhëniet me udhëheqësit ortodoksë. Në pasditen e së shtunës, ai u bashkua në lutje me Patriarkun Bartolomeu në kishën e Saint George, ku nënshkruan një deklaratë të përbashkët që kërkon hapa të guximshëm drejt unitetit dhe vendosjes së një date të përbashkët për Pashkët.
Foto:AP/Emrah Gurel
Vizita në Turqi u mbyll me meshën në Volkswagen Arena, ku morën pjesë katolikë nga shumë vende. Ndërkohë, ekipi i tij u përball me një sfidë teknike: avioni Airbus i papës ishte ndër mjetet e prekura nga një përditësim i detyrueshëm softuerik, duke kërkuar ndërhyrje të specialistëve përpara nisjes drejt Libanit, destinacioni i radhës në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)