Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga nesër, 3 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik në kryeqytetin e Kosovës, me vendimin që është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave.
Në njoftim theksohet se kjo i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të kryejë pagesat ndaj ndërmarrjes.
“Të nderuar qytetarë, Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik. Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.
“Trafiku Urban” po ashtu shpreh keqardhje për vështirësitë që qytetarët kanë përjetuar gjatë ndërprerjes dhe falënderon për mirëkuptimin e treguar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)