Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 18:00-21:00

Shteti fqinj vijon të përballet me bllokime të rëndësishme rrugore, të cilat kanë paralizuar akset kombëtare. Protestat pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, me fermerët që paralajmërojnë se do të intensifikojnë veprimet e tyre.

04.12.2025. 10:47

Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 18:00-21:00

Greqia vijon të përballet me bllokime të rëndësishme rrugore, pasi protestat e fermerëve kanë paralizuar akset kombëtare. Fermerët po kundërshtojnë vonesat në shpërndarjen e subvencioneve të BE-së, pas një skandali të dyshuar korrupsioni që ka ndikuar në proces.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, edhe sot, datë 4 dhjetor, aksi Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar, konkretisht në fshatin Kallpaq, nga ora 18:00 deri në 21:00. Autoritetet shqiptare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, pasi qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet me emergjenca shëndetësore.

Në një njoftim të mëvonshëm, Policia Kufitare e Kakavijës sqaroi se, sipas autoriteteve greke, bllokimi do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke). Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron shmangien e këtij segmenti gjatë orëve të protestës.

Protestat pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, me fermerët grekë të vendosur të mbajnë të bllokuara rrugë kombëtare, porte dhe pika doganore. Ata paralajmërojnë se do të intensifikojnë veprimet e tyre nëse kërkesat nuk adresohen nga qeveria.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)