“Bajroni” përmbyt Greqinë, anulohet mësimi në Atikë

Stuhia e quajtur “Bayron” ka goditur në orët e fundit Greqinë duke shkaktuar problematika të mëdha në disa rajone të vendit. Reshjet e shiut kanë pezulluar qarkullimin dhe për këtë arsye autoritetet kanë anuluar mësimin në shkolla.

Burimi: Kathimerini

04.12.2025. 20:17

“Bajroni” përmbyt Greqinë, anulohet mësimi në Atikë

Një stuhi e fuqishme ka goditur në orët e fundit Greqinë, duke shkaktuar probleme serioze në infrastrukturë, transport dhe qarkullimin e qytetarëve.

Stuhia e quajtur “Bajron” është përplasur më furishëm në Atikë, duke kthyer rrugët në lumenj, teksa shkarkesat e rrufeve kanë krijuar situata të rrezikshme.

Në Atikën Perëndimore, dalja e përroit të Agias Aikaterini shkaktoi ndërprerje të plotë të qarkullimit, ndërsa situata e njëjtë u regjistrua edhe në rrugën Alepochori–Schinos.

Mbrojtja Civile paralajmëroi se fenomenet do të zgjasin të paktën deri të premten në mesditë, duke dërguar mesazhe emergjence përmes numrit 112 ku ju kërkoi qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Për shkak të motit të keq, guvernatori i rajonit vendosi që të gjitha shkollat për ditën e premte të qëndrojnë të mbyllura.

Situata është e rëndë edhe në pjesë të tjera të vendit, veçanërisht në Lakoni, Pieria, Evrotas dhe Mani Lindore, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe bllokime rrugësh.

Në Mavrovouni të Lakonisë, një familje u shpëtua në momentet e fundit nga ujërat e rrëmbyeshme falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit.

Sipas meteorologëve, stuhia “Byron” do të vazhdojë me intensitet të lartë deri të shtunën në mëngjes, veçanërisht në zonat lindore dhe jugore të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)