Zgjedhjet në Kosovë, Osmani pret kreun e KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim kreun e KQZ, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar në lidhje me përgatitjet që po bëhen për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

04.12.2025. 22:20

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani pret kreun e KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim në Presidencë, drejtuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Osmani raportohet të ketë diskutuar me Radoniqin në lidhje me përgatitjet që po zhvillohen në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Mes të tjerësh, presidentja shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo drejton për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)