Fermerët grekë nuk heqin dorë nga kërkesat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Do të vijojë edhe gjatë së shtunës bllokimi i aksit rrugor Kakavijë-Janinë për shkak të grevës së fermerëve grekë. Policia iu kërkon qytetarëve të përdorin akse alternative, teksa njofton se do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet e emergjencës.

06.12.2025. 16:11

Fermerët grekë nuk heqin dorë nga kërkesat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë nuk heqin dorë nga protesta e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Policia Kufitare në Kakavijë bën me dije se edhe pasditen e sotme do të vijojë të jetë i bllokuar aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kallpaq.

Sipas njoftimit të marrë nga pala greke, bllokimi do të qëndrojë prej orës 19:00 deri në orën 22:00 dhe për këtë arsye iu kërkohet qytetarëve që të gjejnë rrugë alternative.

Në aksin Kakavijë-Janinë, gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Prej ditësh fermerët grekë, me traktorët dhe mjetet e tyre të punës bllokojnë akset rrugor për të kërkuar ndihmë nga shtetit, lehtësime tatimore dhe një plan të detajuar për sektorin e bujqësisë, i cili sipas tyre ka hyrë në krizë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)