Tragjedi në jug të Kretës, humbin jetën 18 emigrantë

Një tjetër tragjedi me emigrantët është regjistruar në zonën e Kretës në Greqi. Autoritetet kanë gjetur 18 trupa të pajetë në det pas çarjes së gomones me të cilën udhëtonin.

Burimi: Kathimerini

06.12.2025. 21:10

Tragjedi në jug të Kretës, humbin jetën 18 emigrantë

Një gomone me 20 emigrantë u gjet gjysmë e fundosur 26 milje në jug të ishullit Chryssi.

Sipas të dhënave, 18 prej tyre u gjetën pajetë, teksa dy të tjerë u shpëtuan nga autoritetet dhe aktualisht ndodhen në spital.

Roja Bregdetare po kryen një operacion kërkim-shpëtimi me një anije FRONTEX, tre anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion FRONTEX për të parë nëse mund të ketë ende të mbijetuar në det.

Megjithatë, kushtet e këqija të motit e kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Autoritetet po hetojnë se nga ishte nisur anija me emigrantë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)