Zgjedhjet në Kosovë, përcaktohen numrat e partive në fletëvotim

KQZ ka përcaktuar përmes shortit renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

07.12.2025. 15:16

Zgjedhjet në Kosovë, përcaktohen numrat e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur sot procesin e hedhjes së shortit për renditjen e partive dhe subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Numrat e renditjes së subjekteve variojnë nga 111 deri në 134, ndërsa të gjitha partitë tashmë kanë marrë pozicionet e tyre zyrtare.

Gjatë dy javëve të fundit, KQZ ka zhvilluar përgatitje intensive për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent, duke finalizuar me sukses njërin nga hapat kyç, caktimin e renditjes së subjekteve në fletëvotim.

Në vazhdim, institucioni do të kalojë në faza të tjera teknike, si miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe organizimi i procedurave për votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë rregullat zgjedhore dhe të ruajnë etikën gjatë gjithë fushatës.

“Ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që angazhimin e tyre ta zhvillojnë në frymë bashkëpunimi, respekti dhe përkushtimi ndaj rregullave dhe ligjeve zgjedhore", ka deklaruar Radoniqi.

Renditja e subjekteve politike në fletëvotim:

116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

123 - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

130- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

122 – NISMA Socialdemokrate

111 – Nova Demokratska Stranka (NDS)

112 – Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP)

113 – Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar

114 – Fjala

115 – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës

117 – Nisma Qytetare për Kosovë

118 – JGP Paria Unike Gorane

119 – Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillar

120 – Partia Liberale Egjiptiane

121 – Kosovski Savez

124 – Kosovaki Nevi Romani Partia

125 – Koalicioni PAI-PDAK-LPB

127 – Lista Serbe

126 – Unioni Socialdemokrat (SDU)

128 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

131 – PSA

132 – Koalicioni Vakat

33 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

134 – Za Slobodu Pravdu i Opstanak

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)