Kosovë/ Familja e kishte denoncuar të zhdukur, gruaja gjendet e pajetë në lumin Lumbardh

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Lumbardh.

07.12.2025. 18:23

Kosovë/ Familja e kishte denoncuar të zhdukur, gruaja gjendet e pajetë në lumin Lumbardh

Një trup i pajetë është gjetur këtë të shtunë në lumin Lumbardh, në territorin e komunës së Klinës, në Kosovë.

Policia për rajonin e Pejës ka konfirmuar lajmin, me zëdhënësin që ka bërë me dije se trupi është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë.

“Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje”, njoftoi ai.

Policia ka njoftuar se familjarët e së ndjerës kishin raportuar zhdukjen e saj mbrëmjen e së shtunës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur hetimet për rastin, por po ashtu po priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)