Shmanget tragjedia në aeroportin e Stambollit, avioni i nisur nga Prishtina del nga pista

Një avion i nisur nga Prishtina ka dalë nga pista, sapo është ulur në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit. Sipas të dhënave nga ky incident nuk pati të lënduar, teksa shkaqet e tij mendohet të ketë qenë lagështia në pistë.

08.12.2025. 09:07

Shmanget tragjedia në aeroportin e Stambollit, avioni i nisur nga Prishtina del nga pista

Një incident ku u përfshi një avion i nisur nga Prishtina, fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit.

Sipas të dhënave nga aeroporti “Sabiha Gökçen”, avioni në momentin e uljes, ka dalë nga pista dhe ka ndaluar vetëm disa metra pas përfundimit të saj, pa u përplasur me asgjë tjetër.

Ambasada e Kosovës në Turqi ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë rast duke thënë se të gjithë pasagjerët u evakuuan menjëherë përmes shkallëve dhe asnjë prej tyre nuk pati problemeve.

Shkak për incidentin mendohet të ketë qenë lagështia në pistë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë.

Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)