Policia turke shkëmben zjarr me trafikantët e drogës në Stamboll, 2 viktima

Një oficer policie dhe një i dyshuar u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri në Stamboll, kur policia po hynte në një banesë ku fshiheshin disa trafikantë droge.

08.12.2025. 09:38

Policia turke shkëmben zjarr me trafikantët e drogës në Stamboll, 2 viktima

Të shtëna armësh janë regjistruar në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni antidrogë të policisë turke në një lagje të Stambollit.

Sipas mediave turke, aksioni është zhvilluar në lagjen Çekmeköy, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën një oficer policie dhe një nga të dyshuarit.

Guvernatori i Stambollit njoftoi se ekipet e policisë u qëlluan me armë zjarri sapo hynë në shtëpinë ku ndodheshin të dyshuarit.

Menjëherë, një nga policët mori plagë të rënda dhe humbi jetën në spital, teksa po ashtu u vra një nga trafikantët, teksa dy të tjerë u arrestuan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)