Policia Kufitare Kakavijë njofton se sot, nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën shqiptare, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për disa orë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Bllokimi vjen për shkak të një protestës së organizuar nga fermerët grekë.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron udhëtarëve dhe shoferëve të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.
Ky njoftim vjen për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në protestë, duke minimizuar shqetësimet për trafikun dhe kalimin në këtë pjesë kufitare.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)