Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se arritja më e madhe e vendit gjatë vitit 2025 ishte shmangia e një lufte civile. Sipas saj, kjo u mundësua falë politikës “së mençur dhe të matur” të Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Gjatë një interviste për Pink TV, Brnabiç foli edhe për videon që u shpërnda në rrjetet sociale, ku një oficere policie shihej teksa kontrollonte dokumentet e një gruaje që ishte ankuar për bllokadat e rrugëve në periferi të Zemunit, në Beograd.
Pas publikimit të pamjeve, ndaj oficeres nisi një fushatë e ashpër nga disa tabloide, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kishte hapur procedurë hetimi për masa të mundshme disiplinore.
Megjithatë, vetë Brnabiç e cilësoi kontrollin e identitetit si skandal profesional dhe njerëzor, duke kërkuar që fokusi të ishte te personat që bllokuan rrugët.
“Pse nuk u ngritën akuza ndaj bllokuesve? Është e pabesueshme. Por kjo tregon qartë se suksesi ynë më i madh, absolutisht më i madhi i Republikës së Serbisë, është se falë Presidentit Vuçiç dhe politikës së tij të mençur, ne ruajtëm paqen dhe parandaluam konfliktin dhe luftën civile,” deklaroi ajo.
Brnabiç theksoi se pavarësisht tensioneve dhe presioneve politike, institucionet kanë qëndruar të bashkuara në ruajtjen e stabilitetit të vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)