Përparim Rama nis zyrtarisht mandatin e dytë: Bllokadat penguan zhvillimin e Prishtinës

Përparim Rama ka nisur zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Prishtinë. Në ceremoninë përuruese Rama shprehu angazhimin e tij për të vijuar me projektet transformuese të kryeqytetit.

09.12.2025. 12:36

Përparim Rama nis zyrtarisht mandatin e dytë: Bllokadat penguan zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nisur zyrtarisht mandatin e tij të dytë në drejtimin e kryeqytetit, në një ceremoni që u zhvillua të martën në ambientet e këtij institucioni.

Gjatë fjalimit përurues, Rama shprehu edhe njëherë angazhimin e tij për të vijuar me projektet e rëndësishme në Prishtinë, teksa shtoi se bllokadat politike në 4 vitet e fundit penguan zhvillimin e qytetit.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka 51 anëtarë. LDK-ja ka 15 përfaqësues, PDK-ja dhe LVV-ja nga 12, AAK-ja 5, “Lidhja për Prishtinën” 4, ndërsa Lista GUXO, PSD-ja dhe Nisma kanë nga një anëtarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)