Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë më 9 dhe 10 dhjetor një vizitë në Kosovë.
Për këtë arsye, Policia e Kosovës njofton se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Shqipërisë.
Për këtë arsye dhe për të mundësuar lëvizjen e sigurt të delegacionit dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, disa segmente rrugore do të kenë ndërprerje të përkohshme në Prishtinë.
Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)