Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me homologun e saj, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Prishtinë.

10.12.2025. 13:05

Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë në rrjetet sociale foto të takimit të saj me homologun e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është duke zhvilluar një vizitë dyditore.

Krah fotove, Osmani shkruan se bisedoi me presidentin Begaj për bashkëpunimin e pandashëm mes dy vendeve dhe nevojën për ta forcuar atë më shumë në të ardhmen.

“Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, shkruan Osmani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)