Greva e fermerëve grekë vijon, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Vijon edhe ditën e sotme protesta e fermerëve grekë, të cilët kërkojnë nga qeveria dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

11.12.2025. 10:39

Greva e fermerëve grekë vijon, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Nuk ka të ndalur greva e fermerëve grekë, të cilët prej disa javësh tashmë kanë bllokuar akse rrugore, por edhe porte të rëndësishme në Greqi.

Policia kufitare e Kakavijës bën me dije se është informuar nga pala greke se kjo protestë do të vijojë edhe ditën e sotme.

Sipas të dhënave, aksi rrugor Janinë-Kakavijë do të bllokohet ditën e sotme nga ora 14:00 deri në orën 17:00 në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Greqia është paralizuar prej ditësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)