Kosova pret të deportuarit e parë nga SHBA, e konfirmon Albin Kurti

Emigrantët e parë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Kosovë. Lajmin e ka dhënë kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive.

12.12.2025. 10:52

Kosova pret të deportuarit e parë nga SHBA, e konfirmon Albin Kurti

Kosova ka filluar të pranojë shtetas të vendeve të treta të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Kështu konfirmoi mbrëmjen e djeshme gjatë intervistës në një emision televiziv kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke nënvizuar se operacionet vijojnë si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në qershor midis dy vendeve.

"Ne po pranojmë ata që Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre. Nëse nuk gabohem, një ose dy prej tyre kanë arritur këtu", tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes së qershorit.
Kjo marrëveshje, e cila u arrit nga qeveria në detyrë, është e vlefshme për një vit dhe më herët Kurti kishte bërë me dije se ta paktën 50 persona do të zhvendosen në Kosovë, "me qëllim lehtësimin e kthimit të tyre të sigurt në vendin e tyre të origjinës".

Siç kishte shpjeguar në pranverë, me këtë marrëveshje qeveria donte të tregonte "mirënjohjen e përjetshme" të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithmonë e kanë mbrojtur pavarësinë e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)