Qindra protestues mbushën sheshin “Skënderbej” në Shkup, ku u zhvillua protesta mbarëkombëtare për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Organizatorët e protestës e theksuan se tubimi ishte paqësor, ndërsa e vendosën theksin të mbajtja e padrejtë në qeli për ish-drejtuesit të UÇK-së.
“Liri për Çlirimtarët”, ishte parulla që spikaste mes turmës. Protesta, e cila ishte thirrur nga organizatat që përfaqësojnë ish-luftëtarët e UÇK-së, përfundoi pa asnjë incident dhe u mbyll pas rreth një ore.
Foto ilustruese
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, mbajti fjalimin përmbyllës, ku kërkoi lirimin e çlirimtarëve të cilët po gjykohen në Hagë. Sipas kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, akuzat janë të fabrikuara dhe të motivuara politikisht.
Foto ilustruese
Edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ishte në mbështetje të protestës, që pas kryeqyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, u zhvillua edhe në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)