Nën sanksione amerikane, Rusia ndihmon Serbinë, Putin: Kam ide si zgjidhet situata me NIS

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka ardhur në ndihmë Serbisë duke thënë se Moska ka një ide sesi mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë, e cila aktualisht ndodhet nën sanksionet amerikane.

Burimi: REL

19.12.2025. 17:47

Nën sanksione amerikane, Rusia ndihmon Serbinë, Putin: Kam ide si zgjidhet situata me NIS

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka ardhur në ndihmë Serbisë duke thënë se Moska ka një ide sesi mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë, e cila aktualisht ndodhet nën sanksionet amerikane.

"Ne kemi ide se si dhe në çfarë drejtimi mund të ecim përpara së bashku. Një dialog është duke u zhvilluar me miqtë tanë në Serbi. Shpresojmë se do ta gjejmë zgjidhjen e duhur", tha Putin.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër NIS-it më 9 tetor për shkakun e vetëm pasi Rusia zotëon pjesën më të madhe të aksioneve. Për këtë arsye, SHBA këmbëngul që kompanitë ruse me 56% të aksioneve të largohen nga NIS.

Putin tha në konferencën e tij vjetore për fundvit se Rusia pret që "udhëheqja miqësore e Serbisë" do t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj NIS-it.

"Ne kemi marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë në lidhje me miratimin e çdo kufizimi në lidhje me këtë entitet tregtar. Dhe, sigurisht, ne supozojmë se udhëheqja miqësore e Serbisë do ta mbajë mend këtë dhe do t’i përmbushë detyrimet e saj. Përndryshe, lind pyetja: si mund të investojmë para në ekonominë e vendit dhe ku janë garancitë e sigurisë nëse as marrëveshjet ndërqeveritare nuk funksionojnë", tha Putin.

Sanksionet amerikane filluan të zbatohen në tetor pasi paraprakisht ishin shtyrë disa herë.

Beogradi pretendon se bisedimet me Moskën për ndryshimin e pronësisë janë duke vijuar, teksa afati i fundit është 15 janari.

Qëllimi i sanksioneve që kanë goditur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, është të parandalojnë Rusinë nga financimi i mëtejshëm i sulmit në Ukrainë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)