Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Maqedoninë e Veriut, ku një 39 vjeçar me inicialet P.S. ka vrarë me thikë nënën e tij 58 vjeçare M.S.
Krimi brenda familjes ndodhi në banesën e tyre në Bogdanci, ku 39 vjeçari pasi u konfliktua me fjalë me nënën e tij nxorri thikën duke e goditur atë disa herë në zonën e kokës.
Si pasojë e plagëve të marra, M.S. ka ndërruar jetë, teksa autori i këtij krimi është arrestuar nga policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi, ndërsa gjatë ditës ndaj autorit pritet të komunikohet akuza e vrasjes me paramendim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)