Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Bergamo të Italisë pasi janë kapur me 160 kg kokainë.
Sipas policisë italiane oficerët vunë re aktivitetin e dyshimtë të një kamioni, të cilin e vunë në ndjekje. Ata panë shoferin që hipi në rimorkio ndërsa një tjetër makinë ndaloi pranë tij.
Operacionet e kërkimit filluan kur shtatë çanta të mëdha iu dorëzuan shoferit të makinës. Brenda çantave, ata gjetën 150 blloqe kokaine, që peshonin më shumë se 160 kilogramë. Sipas vlerësimeve të hetuesve, droga mund të kishte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh në treg.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)