“Hiqeni si trashëgimtarë të Aristotelit”, Micotaqis komenton deklaratën e Ramës: Foli ashpër, por e kuptoi gabimin
Kryeministri grek Qiriakos Micotaqis është përfshirë në vorbullën e debatit mbi batutën e homologut shqiptar Edi Rama gjatë një paneli diskutimi në Abu Dhabi, ku i tha gazetarit greko-amerikan John Defterios, se ju grekët "hiqeni si trashëgimtarët e Platonit dhe Aristotelit".
Sqarimi i kryeministrit Edi Rama diten e djeshme në platformën ‘X’, mbi deklaratën “Ju nuk jeni pasardhës të Aristotelit”, nuk u ka mjaftuar mediave greke për të ndalur diskutimin mbi batutën që shefi i qeverisë shqiptare me gazetarin greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi dhe cilësimin e fjalëve të tij si provokuese.
Madje vorbulla e debatit mbi fjalët e Ramës ka përfshirë edhe homologun e tij grek Qiriakos Micotaqis. I ftuar mëngjesin e sotëm në një intervistë për kanalin televiziv Alpha, Micotaqis nuk i shpëtoi pyetjes në lidhje me deklaratën e homologut shqiptar sa i përket origjinës së grekeve.
“E njoh zotin Rama prej shumë vitesh. Ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të ashpër dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha shefi i qeverisë së Athinës.
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Rama reagoi duke shprehur habi sesi një batutë e tij me një gazetar nga fqinji ynë jugor, shndërrohet dhe shkëputet nga konteksti për t’u kthyer në një polemikë me tone nacionaliste.
“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!”, shkruan Rama në një postim në platformën ‘X’.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhurmës së krijuar në disa media greke lidhur me një deklaratë të tij në një forum në Abu Dhabi, ku i tha moderatorit grek se “grekët mendojnë se janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk janë”.
Rama sqarimin e tij e vijoi duke e cilësuar popullin grek, vëlla, dhe nënvizoi se është i bindur për vlerat e qytetërimit të lashtë helen.
“Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!”, shpjegon kryeministri.
E në fund një pyetje me një përgjigje brenda u rezervua nga kreu i ekzekutivit shqiptar për të gjithë kritikët në Athinë.
“U kuptuam? Shpresoj po”, shprehet ai, ndërsa nënvizon se ata që bëjnë nacionalistin pas batutave të tij, nuk i duken aspak si pasaardhës të dy korifejeve të filozofisë që përmendi në batutën e bërë në Abu Dhabi.
“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Policia e Kosovës ka arrestuar 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre. Për ngjarjen reagoi dhe kryekomunari Rama.
Policia e Kosovës po punon për identifikimin e disa personave që shfaqen në një video duke djegur librin e Kuranit. Për ngjarjen ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Ish-lideri i entitetit serb në Bosnje, Republika Srpska, Milorad Dodik, ka marrë një ftesë për të qenë pjesëmarrës në Mëngjesin e Lutjes të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.
Komente (0)