A ju kishte ndodhur ta kishit parë ndonjëherë presidentin turk, Erdogan kaq sportiv? Me një kostum të zi, me logon e kombëtares turke të basketbollit është shfaqur ai së fundmi, teksa në krah ka legjendën e basketbollit Shaquille O'Neal.
Takimi i tyre ka habitur opinion publik, teksa dyshja është fotogafuar në stadiumin Anadolu Efes, larg protokolleve zyrtare dhe vetë Erdogan ka publikuar fotot me O'Neal në profilin e tij në platformën 'X'.
Fotot tregojnë Erdoganin dhe O'Neal duke luajtur basketboll, duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer topa të firmosur pas ndeshjes.
Presidenti shoqërohej po ashtu nga Ibrahim Kalin, kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Turqisë.
Prania e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është e pazakontë. Ylli amerikan ka vizituar disa herë vendin vitet e fundit, jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe për pasionin e tij për muzikën, duke performuar si DJ në Stamboll dhe Antalia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)