Një sasi rekord prej 5 tonësh marijuanë janë sekuestruar nga policia në Serbi. Sekuestrimi, i cili është më i madhi i realizuar ndonjëherë nga policia serbe është bërë në fshatin Konjuh të Krushevcit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili deklaroi nga vendngjarja se vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet nga 7 deri në 10 milionë euro, ndërsa sipas vlerës së tregut në rrugë ajo mund të arrijë deri në 50 milionë euro.
Foto: Policia serbe
Në kuadër të aksionit janë arrestuar babë e bir, R. S. 68 vjeç dhe N. S. 40 vjeç, ndërsa policia është në kërkim të një personi tjetër që dyshohet të jetë organizatori i grupit kriminal. Ata akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike, si dhe për posedim dhe trafik armësh.
Marijuana është gjetur në pronën familjare të të dyshuarve, ku janë sekuestruar edhe katër armë automatike, një mjet antitank “zolla” dhe municion. Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar, droga ruhej edhe në ambientet e një kompanie private dhe shpërndahej në territorin e Beogradit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)