Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është transferuar në burgun e Shuto Orizares, pasi u ndalua mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Bllacës, teksa u dorëzua te autoritetet pa bërë rezistencë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit fqinj.
Ajo konfirmoi se Grubi është dërguar në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizare, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në mungesë, për shkak se ndodhej në arrati. Burgu në fjalë ka qenë vitet e fundit nën akuzë për kushte çnjerëzore.
Ajo është një prej strukturave penitenciare që ka problematika të theksuara me mbipopullimin, kushtet johigjenike dhe nën standarde, kujdes mjekësor të pamjaftueshëm, si edhe mungesë të ndihmës juridike apo moszbatim të programeve të risocializimit.
Vetëm pak vite më parë, Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor e Poshtërues, kishte kërkuar kushte më të mira për të paraburgosurit, ku pavarësisht progresit nga autoritetet ky burg kishte “çështje serioze për të zgjidhur”.
Nga Prokuroria Publike në Shkup njoftojnë se në vijim do të japin më shumë detaje lidhur me procedurën dhe se pritet të bëhet e ditur koha kur Grubi do të paraqitet para prokurorit publik. Artan Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin, akuzohet për përvetësim të fondeve në kuadër të Lotarisë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Foto: Newsmax Balkans
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Anëtarët e betuar përfaqësojnë partitë kryesore politike dhe komunitetet joshumicë, ndërsa për anëtarin e dhjetë, presidentja i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për sqarime ligjore.
Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin kroat Zagreb, duke shkaktuar kaos në rrugë, dëme të mëdha materiale dhe të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur situatën si një nga më të rëndat e viteve të fundit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Komente (0)