Shuhet në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi
Shpat Kasapi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Itali pas një sulmi në zemër, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku që u rrit me këngët e tij.
Bota e muzikës shqiptare është tronditur thellë nga lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të Shpat Kasapit, një prej këngëtarëve më të famshëm. Ai ndërroi jetë në Itali në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Largimi i tij i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë, kolegët dhe publikun që u rrit me këngët e tij.
Këngëtari nga Tetova, i cili prej fillimit të viteve 2000 u bë një ikonë e skenës moderne shqiptare, ndodhej atje së bashku me ish-bashkëshorten, Selvije Jaon, dhe djalin e tyre të vogël, Roelin, të cilin po e çonin për kontroll mjekësor. Sipas të vëllait, Shpati kishte pasur shqetësime të vogla në zemër, por asgjë alarmante. Edhe pse iu dha ndihma e parë, ai nuk arriti të mbijetojë.
Selvije Jao tregoi me dhimbje se momentet e fundit të Shpatit ndodhën në krahët e saj. Në një rrëfim prekës, ajo zbuloi se ishin të lodhur, të stresuar, por të bashkuar për të siguruar dokumentet e djalit, i cili është në spektrin e autizmit dhe kishte nevojë për trajtim të specializuar në Itali. Ajo theksoi se pavarësisht divorcit, marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithmonë të mira për hir të Roelit. Me fjalë plot dhimbje, ajo tregoi frikën, tronditjen dhe pikëllimin e pafund që la pas largimi i tij i papritur.
Printscreen: Instagram/SelvijeJaho
Humbja e Shpat Kasapit ka prekur thellë. Figura të njohura të muzikës dhe ekranit, si Vesa Luma, Arbana Osmani, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu dhe Big Basta, kanë ndarë mesazhe të ndjera, duke e kujtuar si një djalë të mirë, pozitiv, fisnik dhe plot jetë. Të gjithë e përshkruajnë Shpatin si një njeri të rrallë, energjik dhe të dashur, që la gjurmë të pashlyeshme në muzikë dhe në zemrat e publikut.
Largimi i tij është një humbje e madhe për të gjithë. Shpati do të kujtohet për muzikën, karakterin dhe buzëqeshjen që nuk kurseu kurrë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E shqetësuar dukshëm, këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit. “Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen:, tha ajo.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Platforma, e krijuar në 2016, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke e çuar atë në listën e miliarderëve të Forbes brenda tre vitesh.
Aktori, simbol i kinemasë së aksionit dhe i kulturës pop, kishte ndërtuar një karrierë mbi pesë dekada, duke grumbulluar një pasuri të vlerësuar rreth 70 milionë dollarë.
Ngjarja që ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pas një ndalimi rutinë nga policia në Long Island. Policia e ndaloi për kalim të kundraligjshëm të një tabele “Stop” dhe lëvizje të çrregullt në rrugë.
Me largimin e tij nga jeta, mbyllet jo vetëm një kapitull i rëndësishëm i kinemasë së aksionit, por edhe një epokë e kulturës së internetit ku ai u shndërrua në legjendë.
Chuck Norris ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Lajmi për vdekjen e aktorit erdhi një ditë pasi TMZ raportoi se Chuck Norris u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii për shkak të një urgjence mjekësore.
Komente (0)