Lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi ka shkaktuar jehonë përtej kufijve të Ballkanit, duke prekur edhe median britanike, e cila i ka kushtuar hapësirë të gjerë kësaj humbjeje të rëndë.
DailyMail dhe Daily Star raportuan gjerësisht për vdekjen e artistit 40-vjeçar, i cili u nda papritur nga jeta në Monza të Italisë pas një ataku kardiak. Kasapi ndodhej atje së bashku me bashkëshorten, Selvije Jao, për të kërkuar ndihmë mjekësore për djalin e tyre të vogël, Roel. Pikërisht Selvije ishte ajo që konfirmoi lajmin me një postim tejet emocional, ku tregoi se Shpati “vdiq në krahët e saj”, duke ndarë dhimbjen dhe historinë e lidhjes së tyre të fortë.
DailyMail publikoi edhe fragmentet prekëse të dedikimit të saj, ndërsa solli në vëmendje reagimin e Bebe Rexhës, e cila nderoi këngëtarin me një video dhe simbolet e paqes.
Media britanike rikujtoi sukseset e Kasapit gjatë dy dekadave të karrierës, nga hitet e viteve 2000 deri te kënga e fundit N’dahëm sot.
Raportimet e huaja e përshkruajnë Kasapin si një artist të dashur dhe ikonë të muzikës shqiptare, duke theksuar se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe publiku.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)