Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka elektrizuar fansat shqiptarë pasi publikoi në TikTok një video nga studioja e regjistrimit, ku dëgjohet duke kënduar në gjuhën amë.
Ky moment ka sjellë një valë emocioni dhe krenarie te publiku, duke shënuar një hap të ri në karrierën e saj muzikore.
Kënga e re, e cila duket se do të jetë plotësisht në shqip, përfaqëson rikthimin e artistes drejt rrënjëve të saj. Pas një serie hitesh në gjuhën angleze që e katapultuan në majat e skenës ndërkombëtare, këndimi i Bebes në gjuhën amtare shihet si një gjest i veçantë ndaj komunitetit shqiptar që e ka mbështetur prej vitesh.
Ndonëse detajet e plota të projektit nuk janë bërë ende publike, fragmenti i publikuar ka ndezur rrjetet sociale duke marrë komente entuziaste dhe duke rritur në maksimum pritshmëritë për këngën e re.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)