Në përfundim të vizitës së saj në Kinë me Presidentin Emmanuel Macron, zonja e parë franceze, Brigitte Macron, u takua me një mik të veçantë, panda gjigande Yuan Meng, i lindur në Francë në vitin 2017.
Panda, që jeton tani në një rezervat në jugperëndim të Kinës, është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa zonja Macron kujtoi se ajo kishte ndihmuar në zgjedhjen e emrit të tij, që do të thotë “realizim i një ëndrre”.
Foto: AP/Thibault CamusBrigitte Macron vizitoi Yuan Meng, pandën e lindur në Francë
“Kur lindin, janë kaq të vegjël,” tha ajo, duke treguar me gishta distancën midis tyre, ndërsa panda lëvizte në habitat duke ngrënë bambu dhe duke injoruar shikuesit që i thërrisnin emrin. “Kanë karakter shumë të pavarur. Bëjnë vetëm atë që duan,” shtoi zonja Macron.
Për dekada, Kina ka përdorur politikën e quajtur “diplomaci e panda-ve” për të forcuar marrëdhëniet me vendet e tjera, duke dhuruar ose huazuar panda për kopshtet zoologjike.
Gjatë vizitës së Macron, Asociacioni Kinez për Ruajtjen e Jetës së Egër nënshkroi një letër interesi për të dërguar dy panda në Kopshtin Zoologjik Beauval pranë Parisit në 2027, duke nisur një cikël të ri 10-vjeçar bashkëpunimi me Francën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E shqetësuar dukshëm, këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit. “Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen:, tha ajo.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Platforma, e krijuar në 2016, u bë jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke e çuar atë në listën e miliarderëve të Forbes brenda tre vitesh.
Aktori, simbol i kinemasë së aksionit dhe i kulturës pop, kishte ndërtuar një karrierë mbi pesë dekada, duke grumbulluar një pasuri të vlerësuar rreth 70 milionë dollarë.
Ngjarja që ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në Sag Harbor, pas një ndalimi rutinë nga policia në Long Island. Policia e ndaloi për kalim të kundraligjshëm të një tabele “Stop” dhe lëvizje të çrregullt në rrugë.
Me largimin e tij nga jeta, mbyllet jo vetëm një kapitull i rëndësishëm i kinemasë së aksionit, por edhe një epokë e kulturës së internetit ku ai u shndërrua në legjendë.
Chuck Norris ndërroi jetë të enjten në mëngjes. Lajmi për vdekjen e aktorit erdhi një ditë pasi TMZ raportoi se Chuck Norris u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii për shkak të një urgjence mjekësore.
Komente (0)